RUSIA U PËRJASHTUA NGA CEREMONITË PËR SHËNIMIN E 80-VJETORIT TË ÇLIRIMIT TË KAMPIT TË PËRQENDRIMIT TË AUSHVICIT | KY AKT U KRYE PËR TË TRETIN VIT RADHAZI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 24, 2024
- 1 min read
Varshavë, Poloni | Përfaqësuesit e Rusisë u përjashtuan nga ceremonitë me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të shfarosjes Aushvic-Birkenau nga Ushtria e Kuqe.
Muzeu i Aushvicit e njoftoi këtë, duke vërtetuar se një prani e tillë do të ishte cinike për shkak të luftës në Ukrainë.
“Ky është përjashtimi i tretë radhazi i Rusisë nga këto përkujtime që kur Moska filloi një luftë në Ukrainë në vitin 2022”, tha muzeu.
Deri në pushtimin e Ukrainës, Rusia kishte marrë pjesë gjithmonë në ceremonitë e mbajtura çdo vit më 27 janar, ditën kur ushtarët sovjetikë arritën në portat e kampit nazist ku gjetën rreth 7000 të mbijetuar.
“Është një përvjetor i çlirimit (të kampit). Ne kujtojmë viktimat, por festojmë edhe lirinë atje.
Është e vështirë të imagjinohet prania e Rusisë, e cila, qartazi nuk e kupton vlerën e lirisë”, shpjegoi drejtori të vendit memorial të ish-kampit nazist gjerman, Piotr Siuinski (Cywinski), në një deklaratë për shtyp.
Muzeu i Aushvicit e ka quajtur pushtimin rus të Ukrainës një akt barbarie.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント