Alepo, Siri | Dy burime ushtarake siriane thanë se Rusia premtoi se ndihma e mëtejshme ushtarake do të arrinte në Damask brenda 72 orëve të ardhshme.
Këtë e raporton enti mediatik CNN Turk.
“Ministrat e Jashtëm rus dhe iranian në një bisedë telefonike shprehën shqetësimin për përshkallëzimin e rrezikshëm në Siri pas sulmeve të rebelëve xhihadistë në provincat e Aleppo-s dhe Idlib-it”, deklaroi ministria e Jashtme ruse, raporton agjencia e lajmeve Interfax.
“Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Iranit bien dakord për nevojën e intensifikimit të përpjekjeve të përbashkëta për të stabilizuar situatën në Siri, duke e diskutuar urgjentisht atë brenda formatit të Astanës”, thuhet më tej.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments