Moskë, Federata Ruse | Rusia mohoi sot se ofensiva e Ukrainës në rajonin e Kurskut ka prishur bisedimet indirekte me Kievin për përfundimin e sulmeve ndaj objektivave të energjisë, duke thënë se nuk ka pasur bisedime me Kievin për objektet e infrastrukturës civile.
Enti mediatik Shtypi i Uashingtonit (Washington Post) raportoi të shtunën se Ukraina dhe Rusia ishin të gatshme të dërgonin delegacione në Katar këtë muaj për të negociuar një marrëveshje historike për t'i dhënë fund sulmeve në infrastrukturën energjetike nga të dyja palët ndërluftuese.
Befasia e Moskës për pushtimin e papritur të Ukrainës në Kursk.
The Post raportoi se marrëveshja do të ishte një armëpushim i pjesshëm, por bisedimet u prishën nga inkursioni i Ukrainës në territorin rus.
“Askush nuk ndërpreu asgjë sepse nuk kishte asgjë për të ndërprerë”, tha znj. Maria Zakharova, një zëdhënëse e ministrisë së jashtme të Rusisë, për raportin e Post-it.
Nuk ka negociata të drejtpërdrejta apo të tërthorta midis Rusisë dhe regjimit të Kievit për sigurinë e objekteve të infrastrukturës kritike civile (përfshirë civilët).
Qeveria ukrainase nuk i është përgjigjur ende një kërkese të agjencisë së lajmeve Rojtërs (Reuters) për koment.
Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për goditjen e infrastrukturës civile në luftë. Të dyja e mohojnë.
Znj. Zakharova më pas citoi deklaratat e presidentit Vladimir Putin, i cili pyeste më 12 gusht se çfarë lloj bisedimesh mund të kishte me Ukrainën pas sulmit të saj tokësor ndaj Rusisë.
“Nuk ka asgjë për të diskutuar me njerëzit që lëshojnë gjëra të tilla”, tha znj. Zakharova.
Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në muajin shkurt të vitit 2022 në atë që e quan një operacion special ushtarak dhe tani kontrollon rreth 18% të vendit.
Ofensiva ndërkufitare e Ukrainës në rajonin e Kurskut më 6 gusht 2024 ishte inkursioni i parë ushtarak në territorin rus që nga Lufta e Dytë Botërore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments