top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RUSIA LËSHOI NJË RAKETË BALISTIKE NDËRKONTINENTALE | ËSHTË HERA E PARË QË MOSKA PËRDOR NJË ARMË KAQ TË FUQISHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 21, 2024
  • 1 min read

Kiev, Ukrainë | Forcat ajrore të Kievit thanë se Rusia gjuajti një raketë balistike ndërkontinentale nga rajoni jugor i Astrakhanit në një sulm në mëngjes herët në Ukrainë.

 

Është hera e parë që Rusia përdor një raketë kaq të fuqishme dhe me rreze të gjatë veprimi gjatë luftës.

 

Këtë e raporton gazeta britanike Rojtari (The Guardian).

 

Ukraina përdori raketa amerikane dhe britanike për të goditur objektivat brenda Rusisë, një veprim që Moska e kishte paralajmëruar se do të shihej si një përshkallëzim serioz.

 

Sulmi rus kishte në shënjestër bizneset dhe infrastrukturën në qytetin qendror-lindor të Dnipro-s, sipas forcave ajrore.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page