top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

RUSIA INSTALOI ATM-në E PARË NË NIKARAGUA PËR T'IU SHMANGUR SANKSIONEVE | AJO FUNKSIONON ME SISTEMIN E PAGESAVE MIR I CILI ËSHTË NJË ALTERNATIVË NDAJ SISTEMIT SWIFT I CILI MBËSHTETET TE DOLLARI ($).

Managua, Nikaragua | Qeveria ruse ka instaluar ATM-në e parë të kartës Mir në kryeqytetin e Nikaraguas, Managua.

 

Këtë e bëri të ditur në një intervistë për televizionin Canal 8, z. Piotr Pankratov, përfaqësuesi komercial i ambasadës ruse në shtetin e Amerikës Qendrore.

 

ATM-ja u instalua në kooperativën e kursim-kreditit Credicoop, në kilometrin 5.5 të autostradës Managua-Masaia (Masaya) dhe funksionon 24 orë në ditë.

 

Rusia dhe Nikaragua po përpiqen të përdorin sistemin e pagesave Mir, një alternativë ndaj sistemit Swift, për t'iu shmangur sanksioneve ndërkombëtare.

 

Katër muaj më parë Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Shën Peterburgut vendosi kartat Mir në qendër të diskutimit, sistemi alternativ rus i pagesave që synon të ulë varësinë nga dollari dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik midis vendeve që i nënshtrohen sanksioneve perëndimore.

 

Sistemi tashmë është aktiv në Venezuelë prej disa muajsh dhe në banka të ndryshme kubane që nga marsi i vitit të kaluar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page