top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RUSIA DËSHIRON TË VAZHDOJË DIALOGUN ME VATIKANIN PËR UKRAINËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 13
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Rusia është e hapur për vazhdimin e dialogut konstruktiv me Vatikanin për Ukrainën.

 

Kështu ka thënë z. Artiom (Artyom) Studennikov, drejtor i Departamentit të Parë Evropian të Ministrisë së Punëve të Jashtme, për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti.

 

Që nga fillimi i konfliktit, theksoi z. Studennikov, Selia e Shenjtë ka ndjekur vazhdimisht një linjë drejtësie dhe ekuilibri, duke bërë thirrje për një zgjidhje paqësore dhe duke deklaruar gatishmërinë e saj për të kontribuar në këtë në çdo mënyrë të mundshme.

 

Sipas diplomatit rus, qasja konstruktive e Vatikanit është në kontrast të hapur me qëllimin e deklaruar kolektiv të Perëndimit për t'i shkaktuar një disfatë strategjike Rusisë, pompimin e pafund të armëve gjithnjë e më vdekjeprurëse në Ukrainë dhe vazhdimin e konfliktit.

 

Z. Studennikov kujtoi dy misionet në Moskë, në qershor 2023 dhe tetor 2024, të të dërguarit të Papa Françeskut, kardinalit Mateo Xupi (Matteo Zuppi), të cilat, çuan në rezultate konkrete në bashkëpunimin ruso-Vatikan në aspektet humanitare.

 

Midis tyre, puna për të ribashkuar fëmijët e evakuuar nga zonat e luftimit me familjet e tyre.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page