top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RUSIA AKUZON PA PROVA PERËNDIMIN SE KA GISHT NË VRASJEN ME LËNDË PLASËSE TË GJENERALIT IGOR KIRILLOV.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 17, 2024
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Sulmi në të cilin u vra gjenerali Igor Kirillov mëngjesin e sotëm në Moskë është rezultat i miratimit të Perëndimit për krimet e luftës të militantëve të regjimit të Kievit.

 

Kështu ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

 

Hetimi do të përcaktojë detajet, kush vrau, kush urdhëroi”, shkruan znj. Zakharova në kanalin e saj Telegram.

 

Por është e qartë, shton ajo, se ka një kategori të tretë kriminelësh: ata që stimulonin, ata që ushqenin, ata që inkurajojnë në heshtje.

 

Kushdo që i mirëpret sulmet terroriste ose i fsheh qëllimisht ato është bashkëpunëtor”, tha më tej zëdhënësja.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page