top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

RUSI: U DËNUA ME 15 VJET BURG PËR TRADHTI TË LARTË SHKENCËTARI ANËTAR I AKADEMISË SË SHKENCAVE RUSE ALEKSANDËR SHIPLIUK (ALEXANDER SHIPLYUK) | PROKURORIA KËRKOI 20 VJET BURG.

Moskë, Federata Ruse | Një anëtar i Akademisë së Shkencave Ruse, Aleksandër Shipliuk (Alexander Shiplyuk), është dënuar nga një gjykatë në Moskë me 15 vjet burg për tradhti të lartë.

 

Kjo është bërë e ditur nga agjencia e lajmeve Tass.

 

Z. Shipliuk është drejtor i Institutit të Mekanikës Teorike dhe të Aplikuar të degës siberiane të Akademisë së Shkencave.

 

Prokuroria publike kishte kërkuar dënimin me 20 vjet burg për z. Shipliuk. Dënimi mund të apelohet.

 

Duke qenë se çështja është cilësuar si “sekret”, Gjykata ka bërë të ditur vetëm dispozitivin e dënimit, por nuk dihen detaje.

 

Z. Shipliuk, i arrestuar në muajin gusht të vitit 2022, konsiderohet si një nga specialistët kryesorë në fushën e aerogazdinamikës me shpejtësi të lartë dhe metodave eksperimentale për studimin e rrjedhave të gazit.

 

Ndër kërkimet e tij ka disa që lidhen me aerotermodinamikën eksperimentale të avionëve hipersonikë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page