Moskë, Federata Ruse | Gjashtë të burgosurit e ISIS të armatosur me thika që morën peng dy roje burgu në qendrën e paraburgimit në rajonin e Rostovit, Rusi, janë vrarë.
E shkruajnë agjencitë ruse të lajmeve. Pengjet janë të padëmtuar.
“Gjatë një operacioni special (...) kriminelët janë eliminuar dhe punonjësit e marrë peng janë liruar dhe nuk janë lënduar”, thuhet në një komunikatë të shërbimeve penitenciare, shkruajnë agjencitë e lajmeve Interfax dhe Tass.
Të burgosurit kishin kërkuar të kishin një makinë dhe të dilnin lirshëm nga burgu.
Sipas një burimi të zbatimit të ligjit të cituar nga agjencia e lajmeve Tass, anëtarët e ISIS duhet të paraqiteshin në gjykatë me akuzën e terrorizmit.
Rusia ka qenë vazhdimisht shënjestër e sulmeve të pretenduara nga organizata xhihadiste: i fundit daton në 22 mars 2024 kur disa njerëz të armatosur hapën zjarr në një sallë koncertesh pranë Moskës, duke vrarë të paktën 144 njerëz dhe duke plagosur qindra veta.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires