top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RUSI: PUTINI MIRATON LIGJIN E BUXHETIT PËR VITIN 2025 | TË ARDHURAT BUXHETORE PËR VITIN 2025 PRITET TË ARRIJNË NË RRETH 358 MILIARDË EURO (40.296 TRILION RUBLA).

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Moskë, Federata Ruse | Presidenti rus, Vladimir Putin, miratoi ligjin e buxhetit të Federatës Ruse për vitin 2025 dhe planifikimin për 2026-2027.

 

Prioritetet kryesore të buxhetit federal - raporton agjencia ruse “Ria Novosti” - në tre vitet e ardhshme do të jenë përmbushja e detyrimeve sociale të shtetit ndaj qytetarëve, garantimi i sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, arritja e sovraniteti teknologjik dhe zhvillimi i infrastrukturës.

 

Në detaje, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 do të arrijnë në 40.296 trilion rubla (rreth 358 miliardë euro), ndërsa shpenzimet do të arrijnë në 41.469 trilion rubla.

 

Deficiti buxhetor do të arrijë në 0.5 për qind të PBB-së në 2025, 0.9 për qind të PBB-së në 2026 dhe 1.1 për qind të PBB-së në 2027.

 

Sipas dokumentit në vitin 2025, GDP-ja ruse pritet të rritet me 2.5 për qind, 2.6 në 2026 dhe 2.8 në vitin 2027.

 

Norma e inflacionit në 2025 do të jetë 4.5 për qind. Ligjvënësit në Dumën e Shtetit dhe Këshillin e Federatës kishin miratuar tashmë planet në ditët e fundit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page