top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “METUSH KRASNIQI”; FERIZAJ | U ARRESTUA FATLIR ADEMI; KANOSJE NDAJ PATRULLËS POLICORE ME SHPREHJEN “KAM ME JU VRA” + DROGË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 25
  • 1 min read

Rruga “Metush Krasniqi”, Ferizaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Fatlir Ademi.

 

Arrestimi i tij u krye sepse mbrëmë rreth orës 23:30, në rrugën e emërtuar “Metush Krasniqi” - në Ferizaj - një patrullë e Policisë u përball me kanosje verbale për jetën, për shkak se i arrestuari u ndalua për kontroll mbështetur mbi bazën ligjore që normon veprimtarinë e Policisë.

 

Ai ishte duke qarkulluar me një automjet tip “Golf 7”, ngjyrë e kaltër, ku gjatë kontrollit policor u konstatua se ai po drejtonte automjetin pa lejedrejtimi (patentë) dhe njëkohësisht iu gjet një sasi lënde narkotike.

 

Gjatë kryerjes së veprimeve policore të parashikuara nga legjislacioni në fuqi ai iu drejtua punonjësve të Policisë me shprehjen: “Kam me ju vra”.

 

Tashmë ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale që lidhen me kanosjen dhe mbajtjen e lëndëve narkotike.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page