top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “IBRAHIM RUGOVA”; FSHATI TRUDË; PRISHTINË | U PROCEDUAN PENALISHT LIS HASANI DHE KRASIMIR BORISLAVOV: TRANSPORTONIN PA LEJE 23 TONË MATERIALE TË RREZIKSHME (FISHEKË + PIROTEKNIKE).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 11
  • 1 min read

Rruga “Ibrahim Rugova”, Fshati Trudë, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shoqëruan për intervistim:

1- Z. Lis Hasani (me profesion drejtues kamioni).

2- Z. Krasimir Borislavov (me status përgjegjës për ngarkesën e kamionit të drejtuar nga z. Hasani, pronë e kompanisë “Alfa Centaur” sh.p.k, ngarkesë e cila përbëhej nga 23 tonë fishekë + mjete piroteknike, të transportuara pa leje nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe pa shoqërim nga strukturat policore, ashtu siç e kërkon ligjislacioni në fuqi).


Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake në gjendje të lirë për shkelje penale të parashikuar si:

1- Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page