top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “HASAN ZYLFIA”; PASKUQAN | BASHKIM MAÇI U ARRESTUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 20
  • 1 min read

Rruga “Hasan Zylfia”, Paskuqan, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Bashkim Maçi.


Njoftim | Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizoi operacionin policor të koduar “Informaliteti”.


Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 47 vjeç, pasi në karburantin që kishte në pronësi, në rrugën “Hasan Zylfia”, Paskuqan, shiteshin lëndë hidrokarbure, pa kuponë, për të cilat nuk disponoheshin as fatura blerjeje.


Gjithashtu, u bllokua ky subjekt, deri në verifikimin e plotë të rastit.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page