RRUGA “FORTUZI”, TIRANË | U ARRESTUA ENIS VRAPI | AKUZOHET SE PËRPLASI DISA AUTOMJETE ME AUTOMJETIN E DREJTUAR PREJ ATIJ VETË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 23, 2025
- 2 min read

Rruga “Fortuzi”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Enis Vrapi.
Ai është nën hetim penal paraprak në lidhje me një ngjarje kriminale ku drejtuesi i një automjeti përplasi disa automjete të tjera.
Në lidhje me të arrestuarin kumtohet se ai vuan nga prombleme të shëndetit mendor.
Njoftim | Rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, pasi përplasi 3 automjetet e tyre, me automjetin që drejtonte, gjatë tentativës për t’u larguar nga ambientet e QSUT, pasi kishte qëlluar me pistoletë lodër, një mjeke, kapet 42-vjeçari.
Sekuestrohet sendi me të cilin qëlloi 42-vjeçari.
Rreth orës 09:00, shtetasi E. V., 42 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar me pistoletë lodër (me gogla), në drejtim të gjymtyrëve të poshtme, një mjeke të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe ka tentuar të largohet me automjet nga ambientet e kësaj qendre.
Menjëherë pas marrjes dijeni, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje këtij shtetasi, kanë mundur ta kapin dhe kanë kryer shoqërimin e tij, në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Gjatë tentativës për t’u larguar, 42-vjeçari ka përplasur me automjetin që drejtonte, 3 automjete policie.
Nga përplasjet u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments