RRUGA “BILL KLINTON”; KLINË | AGRON KADRIJA DHE ARBEN GASHI U ARRESTUAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 17
- 1 min read

Rruga “Bill Klinton”, Klinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Agron Kadrija.
2- Z. Arben Gashi.
Ata konisderohen të përfshirë në sherr me punonjësit e Policisë në krye të detyrës që ishin angazhuar institucionalisht për mbarëvajtjen e një organizimi festiv të lidhur me maturën e Shkollës së Mesme Teknike “Fehmi Agani”.
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Sulm ndaj personit zyrtar”.
2- “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës”.
3- “Kanosje”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





















Comments