RRUGA “5 MAJI”; PRIZREN | PUNONJËSI I POLICISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS FATIJAN SHEHU U PËRFSHI NË NJË PËRLESHJE FIZIKE | PROKURORIA ÇELI HETIM PËR RASTIN KRIMINAL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 1
- 1 min read

Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:
1- Punonjësi i Policisë së Republikës së Kosovës Fatijan Shehu + vëllai i tij u përfshinë në një konflikt fizik me një qytetar rreth orës 15:00.
Njoftim | Patrolla policore ka dalë në vendin e ngjarjes në rrugën “5 Maji” në Prizren, aty ka takuar të dyshuarit e rastit E. B. nga njëra anë dhe nga ana tjetër vëllezërit B.Sh. dhe F. Sh ky i fundit zyrtar policor.
Të tre të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin.
Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet e stacionit, Prokurori i Shtetit si dhe Inspektorati Policor i Kosovës të cilët kanë ardhur në stacion dhe e kanë trajtuar rastin, deklaroi z. Shaqir Bytyçi (Bytyqi) - zëdhënësi i Policisë për zonën e Prizrenit.
Prokurori vendore çeli hetim penal për shkelje penale të parshikuar si:
1- “Lëndim i lehtë trupor”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments