Romë, Itali | Një stuhi e fortë - me shi dhe erë - po prek Romën në këto minuta.
Disa video në rrjetet sociale kanë treguar rrugë dhe nënkalime të përmbytura që nga mëngjesi i sotëm.
Në rrugën Otaviano (via Ottaviano) - siç shihet në videot në Instagram - disa grila në kantierin e punimeve jubilare u rrëzuan nga era. Disa tavolina, karrige dhe cadra u hodhën gjithashtu në Piazza Risorgimento.
Uji arriti edhe në nënkalimin e këmbësorëve që lidh Shën Pjetrin (San Pietro) me via delr Fornaçi (delle Fornaci).
Shqetësime dhe përmbytje edhe në qendrën historike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments