Londër, Britani e Madhe | Autoritetet britanike shqiptuan dënim penal ndaj z. Roland Cankaj, me moshë 43 vjeç, sepse, e akuzuan si trafikant dhe shfrytëzues femrash për prostitucion.
Ai u arrestua më 20 prill të vitit 2024. Para gjykatës më 23 tetor 2024, ku u shpall fajtor për vepra të shumta penale, pas një gjyqi gjashtë ditor.
Hetimet penale paraprake nisën që prej vitit 2022 mbi një rrjet të krimit të organizuar të quajtur “Cankaj Brotherhood” i cili, drejtohej nga z. Cankaj, me qëllim trafikimin e femrave braziliane në Mbretërinë e Bashkuar për t’i shfrytëzuar për prostitucion.
Autoritetet zbuluan një shtëpi publike të drejtuar nga z. Cankaj.
Si rezultat i hetimeve të kryera u identifikuan gjithsej gjashtë vajza, ku njëra prej tyre tyre gjatë një interviste shpjegoi se si kishte punuar si estetiste në Brazil.
Ai e mori atë në Angli dhe e dërgonte në vende të ndryshme për të kryer marrëdhënie me burra që ajo nuk i njihte, ndonjëherë kishte raste që takohej me 10 deri në 15 burra në ditë.
Sipas saj, të hollat e fituara nga prostitucioni i ndanin bashkë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments