top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ROJA BREGDETARE GREKE: PESË VETA TË MBYTUR NË 24 ORË | TË PESTË PLEQ.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Athinë, Greqi | Pesë veta janë mbytur duke notuar në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur roja bregdetare.

 

Mbrëmjen e së enjtes një 75-vjeçar është nxjerrë pa ndjenja nga deti në Vrakati (Vrachati) të Korinthit. Ai u transferua në spital, ku u konstatua i vdekur.

 

Në ishullin verilindor të Tasos, një bullgar 78-vjeçar u gjet gjithashtu në gjendje të pavetëdijshme në një plazh, por përpjekjet për ta ringjallur dështuan.

 

Dy veta janë mbytur në ishullin Rodos të Dodekanezit, në incidente të veçanta ku përfshihen një shtetas gjerman 54-vjeçar dhe një francez 76-vjeçar.

 

Në Stilidhë (Stylida) të Greqisë Qendrore, një 87-vjeçar ka humbur jetën teksa po notonte.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page