Rodano, Milano, Itali | Z. Rodolfo Koraxo (Corazzo), me moshë 68 vjeç - argjendar italian - i cili njihet për procesin e gjatë gjyqësor penal nga i cili doli i pafajshëm pasi kishte vrarë z. Valentin Frrokaj, i cili, i kishte shkuar për ta grabitur në banesë, tashmë u zgjodh kryetar i komunës së Rodanos, në Milano.
Ai ishte kandidat në krye të një liste qytetare të quajtur Rodanua për ty (Rodano per te), e mbështetur nga e gjithë qendra e djathtë.
“Që nga e hëna kam nderin dhe përgjegjësinë të drejtoj komunitetin.
Ajo që më ka ndodhur, më kanë rrëmbyer bashkë me gruan dhe vajzën time, atëherë 11 vjeçe, në shtëpi, e kërcënuar me armë, nuk do të ndodhë më në Rodano.
Ishte një rast i shkëputur nga realiteti ynë, i cili nuk do të përsëritet.
Ne duam t'u shpallim luftë vjedhjeve, për fat nuk kanë lidhje me atë që na ndodhi, por ajo që ndjen kur dikush të prek gjërat, të cenon privatësinë, është e tmerrshme për qytetarët”, tha ai.
Sa i përket ngjarjes së cilës z. Koraxo (Corazzo) i referohet, ajo ndodhi në fund të muajit nëntorit të vitit 2015, kur z. Valentin Frokaj, i arratisur dy herë nga burgu, me një vrasje në dosjen penale, së bashku me dy qytetarë shqiptarë mësynë në vilën e tij.
Por grabitja e bandës shqiptare (e kthyer në makth për rreth një orë e gjysmë për familjen e argjendarit) dështoi pasi ky i fundit iu përgjigj me armë zjarri të shtënave me armë.
Ai ishte në shtëpi me gruan dhe vajzën, kur z. Frrokaj me bashkëpunëtorët e tij hynë dhe morën ar, bizhuteri, para dhe madje një armë nga kasaforta e familjes.
“Ata u përpoqën të frikësonin edhe vajzën time 11 vjeçe, e morën lart dhe i thanë nëse babai yt nuk na thotë se ku janë paratë do të t'i presim gishtat”, tha z. Koraxo (Corazzo).
Grabitësit u mbyllën në një dhomë dhe në atë moment ai nxori armën duke qëlluar për t’i frikësuar ata, por z. Frrokaj i këtheu zjarrin luftarak.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit z. Frrokaj mori dy plumba dhe gjatë arratisjes së grupit ra në tokë i vdekur.
Z. Rodolfo Koraxo (Corazzo) u hetua paraprakisht për vetëmbrojtje të tepruar, por pas dy vitesh procedimi penal ndaj tij u pushua.
Pasi kanë kaluar afro 10 vjet nga ajo ngjarje kriminale z. Koraxo (Corazzo) u zgjodh kryetar i komunës ku banon.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments