Uashington, Amerikë | Presidenti i zgjedhur Danlld Tramp (Donald Trump) emëroi z. Eduard Sharp Uollsh (Edward Sharp Walsh) si ambasador të SHBA-ës në Irlandë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti i zgjedhur amerikan në rrjetin e tij social virtual “Truth”.
“Eduard është presidenti i Kompanisë Uollsh (Walsh Company), një kompani e suksesshme e pasurive të paluajtshme”, tha z. Tramp.
“Ai është gjithashtu një kampion golfi: një pasuri e mirë për të qenë ambasador në Irlandë”, shton manjati.
Riçërd Elln Grenll (Richard Allen Grenell) u emërua nga z. Tramp si i dërguari presidencial amerikan për misionet e posaçme (speciale).
“Z. Grenll do të punojë në disa nga zonat më të nxehta në botë, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, shpjegon presidenti i zgjedhur
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments