top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REVISTA “PUBLIKIME TË SHOQËRISË ASTRONOMIKE TË AUSTRALISË”: TË DHËNA TË REJA RRETH PLANETIT 9.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 4
  • 2 min read
Përshtypje artistike për Planetin 9: Rruga e Qumështit në sfond.
Përshtypje artistike për Planetin 9: Rruga e Qumështit në sfond.

Taipei, Tajvan | Të dhëna të reja duket se sugjerojnë ekzistencën e Planetit misterioz 9 në skaj të Sistemit Diellor.

 

Vëzhgimet e qiellit të bëra me një diferencë prej 23 vitesh kanë identifikuar në fakt një kandidat potencial, i cili, mund të ketë një masë më të madhe se Neptuni dhe ndodhet afërsisht 105 miliardë kilometra nga Dielli, një distancë 700 herë më e madhe se ajo e Tokës.

 

Kjo tregohet nga studimi i ndarë në platformën arXiv nga grupi i kërkimit i udhëhequr nga astronomi Ti (Terry) Long Phan i Universitetit Kombëtar Tsing Hua në Tajvan dhe i pranuar nga revista Publikime të Shoqërisë Astronomike të Australisë.

 

Ekzistenca e mundshme e Planetit 9 u propozua në vitin 2016 nga z. Majkll Braun (Michael Brown) dhe z. Konstantin Batigin (Batygin) i Institutit të Teknologjisë në Kaliforni për të shpjeguar grupimin e pazakontë të orbitave të disa objekteve në Rripin Kuiper përtej orbitës së Neptunit, ndoshta për shkak të pranisë së një trupi qiellor që ushtron një tërheqje të fortë gravitacionale.

 

Një planet i tillë do të duhej të ishte më masiv se Toka dhe do të kishte një orbitë shumë ekscentrike që e sjell atë në afërsi të qindra njësive astronomike të Diellit (një njësi astronomike është distanca midis Tokës dhe Diellit).

 

Zbulimi i tij në një distancë të tillë është një arritje mjaft e madhe, megjithatë pritet të duket më i ndritshëm në infra të kuqe të mesme dhe të largët sesa në dritën e dukshme.

 

Duke u nisur nga ky supozim, z. Phan dhe bashkëpunëtorët e tij rishqyrtuan arkivat e dy fushatave të vëzhgimit në infra të kuqe të largët.

Atë që daton që nga viti 1983 nga teleskopi hapësinor Iras (i agjencive hapësinore të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Holandës) dhe atë nga teleskopi japonez Akari, aktiv midis viteve 2006 dhe 2011.

 

Intervali kohor prej mbi 20 vjetësh u zgjodh për të qenë në gjendje të zbulohej lëvizja orbitale e trupit të mundshëm qiellor.

 

Pas një procesi rigoroz shqyrtimi dhe përzgjedhjeje, i cili, përfshinte inspektimin vizual të imazheve, rrethi u ngushtua në një pikë të vogël në të dhënat infra të kuqe, një objekt potencialisht që lëvizte ngadalë.

 

Njohuritë për lëvizjen e tij gjatë asaj periudhe kohore nuk janë të mjaftueshme për të qenë në gjendje të ekstrapolojmë orbitën e plotë, kështu që ende nuk është e mundur të thuhet me siguri se është me të vërtetë Planeti 9.

 

Për të pasur një konfirmim, do të nevojiten të dhëna të reja dhe më të përditësuara.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page