top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REVISTA “NATURE ASTRONOMY”: U GJEND MATERIA QË MUNGON NË UNIVERS; FSHIHET NË GAZIN E RRALLË MIDIS GALAKTIKAVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 18
  • 2 min read
Përshtypja e artistike për shpërthime të shpejta radioje që përdoren si pishtarë kozmikë për të gjetur materien që mungon.
Përshtypja e artistike për shpërthime të shpejta radioje që përdoren si pishtarë kozmikë për të gjetur materien që mungon.

Uashington, Amerikë | Materia e dukshme e munguar në univers, e hamendëzuar prej kohësh, por e zbuluar rrallë, është lokalizuar për herë të parë.


Ajo është kaq e pakapshme sepse fshihet në gazin e rrallë midis galaktikave, siç demonstrohet nga matja e parë e detajuar e shpërndarjes së materies së zakonshme në rrjetën kozmike, e bërë duke përdorur shpërthime të shpejta radioje (FRB) si pishtarë.


Rezultati është botuar në revistën “Nature Astronomy” nga një ekip studiuesish nga Caltech dhe Qendra për Astrofizikë | Harvard & Smithsonian (CfA).


Prej dekadash është e njohur se të paktën gjysma e materies së zakonshme (ose barionike) të universit, e përbërë kryesisht nga protone, mungon.


Më parë, astronomët kishin përdorur vëzhgime me rreze X dhe ultravjollcë nga kuazarët e largët për të gjetur shenja të sasive të mëdha të kësaj mase që mungon në formën e gazit të nxehtë dhe të hollë midis galaktikave.


Meqenëse kjo materie ekziston si gaz i nxehtë me dendësi të ulët, ajo kryesisht i shpëton shumicës së teleskopëve, duke u lejuar shkencëtarëve të vlerësojnë, por jo të konfirmojnë sasinë ose vendndodhjen e saj.


E gjitha kjo ndryshoi me FRB-të, sinjale radio të shkurtra dhe të ndritshme nga galaktikat e largëta, që vetëm kohët e fundit, është treguar se matin materien barionike në univers.


Në studimin e ri, studiuesit analizuan 60 FRB, duke filluar nga rreth 11.74 milion vite dritë larg (FRB20200120E në galaktikën M81) deri në rreth 9.1 miliardë vite dritë larg (FRB 20230521B, shpërthimi më i largët i shpejtë i radios i regjistruar ndonjëherë).


Kjo i lejoi ata të gjenin materien që mungon në hapësirën midis galaktikave.


FRB-të veprojnë si fenerë kozmikë”, thotë z. Liam Konor (Connor), një astronom në CfA.


Ato shkëlqejnë përmes mjegullës së mjedisit ndërgalaktik dhe duke matur me saktësi ngadalësimin e dritës, na lejojnë ta peshojmë atë mjegull, edhe kur është shumë e zbehtë për t'u parë.


Rezultatet tregojnë se rreth 76% e materies barionike në Univers gjendet në hapësirën midis galaktikave, rreth 15% ndodhet në halo galaktike, ndërsa një pjesë e vogël është e fshehur në yje ose gaz të ftohtë galaktik.


Kjo shpërndarje është në përputhje me atë që është parashikuar nga simulimet e përparuara kozmologjike, por deri më tani nuk është konfirmuar kurrë drejtpërdrejt.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page