top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA POPULLORE E KINËS PO NDËRTON MBI 80 PLATFORMA LËSHIMI RAKETASH BALISTIKE NË BRENDËSI TË SHKRETËTIRËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 29
  • 1 min read

Singapor | Republika Popullore e Kinës po ndërton një kompleks të gjerë ushtarak në brendësi të shkretëtirës së saj, i cili, sipas vëzhguesve, synon të sigurojë aftësinë e vazhdueshme të reagimit bërthamor të Pekinit në rast të një sulmi të mundshëm të parë nga ShBA-ës.


Pamjet satelitore tregojnë një rrjet të gjerë infrastrukture pranë fushave të silosit të raketave në Kinën veriperëndimore, ku janë vendosur raketa balistike ndërkontinentale me rreze të gjatë veprimi (ICBM).


Pamjet tregojnë mbi 80 platforma lëshimi, potencialisht të destinuara për lëshues të lëvizshëm dhe bateri të mbrojtjes ajrore”.


Kështu raportoi enti mediatik singaporez “Straits Times”.


Infrastruktura e re e shkretëtirës përqendrohet në dy instalime tetëkëndëshe të ndërtuara gjatë gjashtë viteve të fundit në Xinjiang lindor.


Të dyja ndodhen në jugperëndim të siloseve bërthamore Hami.


Njëra afërsisht 140 kilometra larg, tjetra afërsisht 230 kilometra.


Pamjet satelitore tregojnë se strukturat tetëkëndëshe strehojnë banesa personeli dhe automjete të mëdha ushtarake.


Ato janë të rrethuara nga bunkerë të blinduar dhe zona të fortifikuara për ruajtjen e armëve, si dhe fusha ajrore dhe stacione treni që lidhin tetëkëndëshat me siloset Hami.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page