REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | ISH-ABATI I TEMPULLIT SHAOLIN U DËNUA ME 24 VJET BURG PËR KORRUPSION DHE PËRVETËSIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 30
- 1 min read

Pekin, Republika Popullore e Kinës | Autoritetet gjyqësore shqiptuan dënim penal ndaj:
1- Z. Shi Jongshin (Yongxin), ish-abati i Tempullit të famshëm Shaolin; ai u dënua me 24 vjet heqje lirie, i akuzuar për përvetësim dhe korrupsion.
Kështu raportoi agjencia shtetërore e lajmeve “Xinhua”.
Gjykata e Ndërmjetme Popullore Shinshiangut (Xinxiang) në provincën qendrore të Henan-it zbuloi se Shi, emri i lindjes i të cilit është Liu Jingçeng (Yingcheng), përvetësoi më shumë se 131 milionë juanë (rreth 16.4 milionë €) midis viteve 2003 dhe 2025; gjithashtu përvetësoi edhe 151 milionë juanë të tjerë midis viteve 2012 dhe 2022.
Ish-abati u shpall gjithashtu fajtor për marrjen e ryshfeteve në total prej 11.63 milionë juanësh që nga viti 2006 në këmbim të favoreve dhe kontratave të lidhura me tempullin, si dhe për pagesën e mbi 5.67 milionë juanëve në ryshfet zyrtarëve për të përfituar përfitime të paligjshme midis viteve 1995 dhe 2022.
Gjykata vendosi gjithashtu një gjobë prej 3.5 milionë juanësh (rreth 437,000 eurosh).
Ai mbante pozicionin e abatit të Tempullit Shaolin dhe të Presidentit të Fondacionit të Bamirësisë dhe Mirëqenies Shaolin.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments