top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA POPULLORE E KINËS DHE FEDERATA RUSE ZHVILLUAN RAUNDIN E TRETË TË STËRVITJEVE TË PËRBASHKËTA TË MBROJTJES NGA RAKETAT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 7, 2025
  • 1 min read

Pekin, Republika Popullore e Kinës | Kina dhe Rusia zhvilluan raundin e tretë të stërvitjeve të përbashkëta të mbrojtjes nga raketat në tokën ruse në fillim të muajit dhjetor”.


Kështu raportoi Ministria kineze e Mbrojtjes të shtunën në mbrëmje.


Stërvitja e përbashkët nuk synon palë të treta dhe nuk ka të bëjë fare me situatën aktuale ndërkombëtare dhe rajonale”, thuhej në një deklaratë në faqen e internetit të ministrisë kineze, e raportuar nga agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters) online.


Të dyja vendet zhvilluan bisedime mbi mbrojtjen nga raketat dhe stabilitetin strategjik muajin e kaluar dhe kryen stërvitje artilerie dhe luftarake anti-nëndetëse në Detin e Japonisë në muajin gusht.


Rusia dhe Kina nënshkruan një partneritet strategjik të pakufizuar pak para pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, duke u zotuar të kryejnë stërvitje të rregullta ushtarake për të koordinuar forcat e tyre të armatosura.


Të dy vendet kanë shprehur shqetësim në lidhje me planet e Presidentit të ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), për të ndërtuar një mburojë raketore “Kupola e Artë” dhe qëllimin e tij të deklaruar për të rifilluar testimet e armëve bërthamore pas një ndërprerjeje prej më shumë se 30 vitesh.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page