REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | MINISTRI I MBROJTJES JOSE MUCIO MONTEIRO: NËSE SHBA-ës DO TË NA PUSHTONIN DO TË NA DUHEJ TË DORËZOHESHIM PA KUSHTE; NUK KEMI AS MJETE DHE AS BURIME PËR PËRBALLJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 days ago
- 1 min read
Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Ministri brazilian i Mbrojtjes, Jose Mucio Monteiro, tha se, në një pushtim hipotetik të ShBA-ës, Brazili duhet të hapë dyert e tij, pasi i mungojnë aftësitë ushtarake dhe burimet ekonomike për t'iu kundërvënë Uashingtonit.
“Deklarata, u bë gjatë një eventi nga Konfederata Kombëtare e Industrisë (CNI) kushtuar dekarbonizimit të sektorit detar”, raportoi enti mediatik “Cnn Brasil”.
Ministri Mucio përdori shembullin për të argumentuar për parashikueshmëri më të madhe në buxhetin e mbrojtjes, duke vënë në dukje se Brazili ndan rreth 1% të PBB-së së tij për këtë sektor, një pjesë më e ulët se shumë vende të tjera.
“Investimi në mbrojtje është si të kesh sigurim shëndetësor; zgjedh më të mirin dhe shpreson se nuk do të duhet ta përdorësh atë”, - tha ai, duke theksuar se qëllimi është të forcohet kapaciteti parandalues dhe zhvillimi teknologjik, jo të përgatitet Brazili për konflikt.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments