REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | PARLAMENTI MIRATOI NJË LIGJ QË LEJON RIVENDOSJEN E SHËRBIMIT TË DETYRUESHËM USHTARAK KUR E LYP NEVOJA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Parlamenti i Gjermanisë ka miratuar një ligj që lejon rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Legjislacioni prezanton një sistem me dy nivele për personelin e Bundeverit (Bundeswehr).
Shumica e rekrutëve do të vijnë përmes shërbimit vullnetar, por nëse qeveria nuk arrin të përmbushë objektivat e personelit, mund të aktivizohet një rekrutim i bazuar në kërkesë.
Gjermania pezulloi shërbimin e detyrueshëm në vitin 2011.
Bundesveri (Bundeswehr) aktualisht ka rreth 183 mijë subjekte si personel aktiv.
Sipas ligjit të ri, ky numër duhet të rritet në 260 mijë deri në vitin 2035.
Sipas kërkesave të NATO-s, brenda dhjetë vjetësh Gjermania duhet të jetë në gjendje të dislokojë rreth 460 mijë trupa në rast krize ose lufte.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments