REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | DEPUTETI GJERMAN I EKSTREMIT TË DJATHTË JOERG DORNAU U ARRESTUA NË PARLAMENTIN E SHTETIT TË SANKSONISË PËR SHKELJE TË SANKSIONEVE NDAJ BJELLORUSISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 4
- 2 min read

Berlin, Republika Federale e Gjeramnisë | Policia gjermane arrestoi të mërkurën në një parlament shtetëror një ligjvënës rajonal të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) për ta marrë në pyetje në lidhje me një shkelje të dyshuar të sanksioneve të eksportit të Bashkimit Evropian ndaj Bjellorusisë.
Një foto, e botuar në entin mediatik gjerman “Bild” e tregonte deputetin Joerg Dornau, me moshë 56 vjeç, biznesmen dhe deputet të partisë miqësore me Moskën në shtetin lindor të Saksonisë, duke u nxjerrë nga salla e debatit të parlamentit të shtetit.
Pak më parë, deputetët kishin votuar për t'i hequr atij imunitetin parlamentar.
“Deputeti Dornau akuzohet se ka eksportuar një vinç automjetesh në Bjellorusinë, aleate të Rusisë, në vitin 2022 dhe ka deklaruar në mënyrë të rreme si destinacion Kazakistanin”, thonë prokurorët e Leipzigut.
“Zyrtarët e doganës kontrolluan shtëpinë dhe automjetet e tij”, thanë prokurorët.
“Kontrollet shërbejnë për të siguruar sende që mund të konsiderohen si prova në hetim”, thanë prokurorët.
“Nuk do të ketë kontroll në ambientet e parlamentit shtetëror ose të grupeve parlamentare”, shtuan ata.
Grupi parlamentar i Saksonisë, AfD, i tha agjencisë franceze të lajmeve “Afp” se nuk shihte asnjë arsye pse deputeti Dornau duhej të ndalohej menjëherë para një seance parlamentare, duke thënë se dukej se ngjarja ishte inskenuar për konsum mediatik.
“Akuzat kundër z. Dornau kanë qenë të njohura prej kohësh. Këto akuza duhet të sqarohen sa më shpejt të jetë e mundur në një gjykim të drejtë në përputhje me sundimin e ligjit”, tha grupi.
Sipas sanksioneve të Bashkimit Evropian të vendosura pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, eksportet e pajisjeve industriale në Bjellorusi, aleatin e ngushtë të Rusisë, janë të kufizuara rëndë.
Deputeti Dornau u gjobit me mbi 20 mijë euro (23617 dollarë) gushtin e kaluar nga autoritetet parlamentare për mosdeklarimin e interesit të tij financiar në një fermë qepësh në Bjellorusi.
Në dhjetor, prokurorët gjermanë thanë se nuk do të ngrenë padi ndaj akuzave se deputeti Dornau kishte punësuar të burgosur politikë në fermën bjelloruse sepse nuk ishte e qartë nëse ishte kryer ndonjë krim.
Subjekti politik AfD akuzohet se është tepër miqësore me Moskën, ndërsa shumë brenda partisë thonë se është në interesin e Gjermanisë të ketë një marrëdhënie të mirë me Rusinë.
Edhe pse asnjë politikan i AfD-së nuk është dënuar për spiunazh për Rusinë, disa janë akuzuar për lidhje të papërshtatshme.
Prokurorët në Dresden vitin e kaluar hapën një hetim ndaj deputetit kombëtar të AfD-së, Maksimilian (Maximilian) Krah, pas raportimeve se ai kishte marrë para nga Rusia dhe Kina gjatë kohës së tij si eurodeputet në Parlamentin Evropian.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments