REPUBLIKA FEDERALE E BRAZILIT: SHPËRTHEJNË PROTESTAT ANË E MBANË VENDIT PRO-ISH-PRESIDENTIT TË PËRNDJEKUR PENALISHT JAIR BOLSONARO; PROTESTUESIN BROHORISNIN: “FALEMINDERIT TRAMP (TRUMP)”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 4
- 1 min read
Updated: Aug 9

Rio de Zhanerio, Republika Federale e Brazilit | Mijëra mbështetës të ish-Presidentit Jair Bolsonaro dolën në rrugë dje në disa qytete braziliane pas njoftimit të Uashingtonit për rritje të tarifave kundër vendit të Amerikës së Jugut dhe sanksioneve kundër gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Aleksandër (Alexandre) de Moraes, raportuesit në gjyqin e të cilit ish-presidenti akuzohet për tentativë grushti shteti.
Në Shën Pal (São Paulo), Rio de Zhanerio (Janeiro) dhe Brasilia, ku u zhvilluan protestat më të rëndësishme, shumica e demonstruesve ishin veshur me veshje me ngjyra të gjelbra dhe të arta, ngjyrat e Brazilit, dhe disa mbanin flamuj amerikanë ose pankarta ku shkruhej:
1- “Faleminderit Tramp (Trump)”.
Ish- Presidenti Bolsonaro - të cilit i është ndaluar të largohet nga banesa e tij në Brasilia, të përdorë mediat sociale virtuale dhe të japë intervista - nuk mori pjesë personalisht, por u shfaq nëpërmjet videokonferencës në dy evente: në Avenida Paulista në Shën Pal (São Paulo), me ftesë të kongresmenit të krahut të djathtë Nikolas Ferreira, dhe në plazhin Kopakabana (Copacabana) në Rio, gjatë një fjalimi nga djali i tij, senatori Flávio Bolsonaro.
Ish-presidenti thjesht përshëndeti me dorë në heshtje, duke shfaqur byzylykun e tij elektronik, ndërsa turma brohoriste slogane kundër Gjykatës së Lartë dhe në mbrojtje të tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments