top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA E KOSVËS FESTON 17 VJETORIN E PAVARËSISË | U KRYE NGRITJA SOLEMNE E FLAMURIT SHTETËROR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Prishtinë, Republika e Kosovës | Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë marr pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

 

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se kjo është një ditë historike për vendin.

 

Urime 17 vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Është një ditë që kujtojmë sakrificën shekullore që ka bërë populli ynë në mënyrë që ta gëzojmë këtë ditë. Është ditë që festojmë sukseset që ka arritur Republika jonë duke forcuar sovranitetin, shtetësinë e sundimin e ligjit”, tha presidentja Osmani.

 

Dimër i ftohtë por zemra të ngrohta teksa urojmë njëri-tjetrin për 17 vjetorin e 17 shkurtit, shpalljes së Pavarësisë së Kosovës si shtet sovran e demokratik me integritet territorial, me progres social e avancim demokratik”, tha kryeministri Kurti.

 

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë vendosur kurora lulesh te Monumenti i të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page