REPUBLIKA DEMOKRATIKE E KONGOS: NJË VARKË QË ISHTE DUKE LUNDRUAR NË LUMIN KONGO MORI FLAKË; TË PAKTËN 143 TË VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 19
- 1 min read

Kinshasa, Republika Demokratike e Kongos | Të paktën 143 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pasi një varkë mori flakë në lumin Kongo në veriperëndim të Republikës Demokratike të Kongos.
Kështu bëjnë të ditur burime zyrtare.
“Një grup i parë prej 131 trupash u gjetën të mërkurën, ndërsa 12 të tjerë u gjetën të enjten dhe të premten”, tha znj. Joséphine-Pacifique Lokumu, një parlamentare kombëtare.
Një udhëheqës lokal i shoqërisë civile, z. Joseph Lokondo, raportoi se numri i vdekjeve, ende i përkohshëm, është 145, disa të vdekur nga djegiet, të tjerët nga mbytja.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários