Uashington, Amerikë | Z. Salzbërger (Sulzberger) shkroi një opinion të rrallë për entin mediatik Shtypi i Uashingtonit (Washington Post) duke denoncuar se sulmet ndaj lirisë së shtypit në vende si Hungaria, India apo Brazili janë një paralajmërim i rëndësishëm për atë që është në rrezik në zgjedhjet e nëntorit të ardhshëm.
“Z. Danlld Tramp (Donald Trump) është dalluar në shekullin e fundit amerikan për përpjekjet e tij agresive për të kufizuar shtypin e lirë”, shkroi trashëgimtari i dinastisë që themeloi “Zonjën e Vjetër në Gri” në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë nën moton “Të gjitha lajmet që janë të përshtatshme për tu shtypur”.
“Shpresoj që kombi ynë, me mbrojtjen e lirisë së shtypit të integruar në mënyrë eksplicite në Amendamentin e Parë, të qëndrojë në rrugën e duhur, pavarësisht nga rezultati i këtyre apo të ndonjë zgjedhjeje tjetër”, shkroi ai.
Duke shtypur mesazhin e tij në entin mediatik Shtypi i Uashingtonit (Washington Post), z. Salzbërger (Sulzberger) dëshironte të dërgonte mesazhin më të gjerë për rëndësinë e bashkimit të kompanive të lajmeve për këto çështje.
“Unë jam mirënjohës për Postin që më publikoi, veçanërisht duke pasur parasysh gjatësinë e editorialit përpara një shembull tjetër se si Posti, përveçse një rival i vlerësuar, ka qenë prej kohësh një nga partnerët tanë në frontin e lirisë së shtypit.
Jemi përballë sfidave që nuk mund të zgjidhen nga një institucion i vetëm”, shkruan botuesi në një shënim drejtuar stafit.
Entet mediatike New York Times dhe Washington Post kanë bashkuar forcat edhe në raste të tjera në mbrojtje të lirisë së shtypit.
Ndër më të famshmit, ajo e “Pentagon Papers” kur e bllokuar nga administrata e ish-presidentit Nikson (Nixon) e cila donte të censuronte dokumentet djegëse mbi luftën e Vietnamit, enti mediatik Kohërat (Times) ia kaloi materialin Postit dhe çështja përfundoi në Gjykatën e Lartë, e cila, në emër të Amendamentit të Parë, i dha dritën jeshile medias.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments