Bruksel, Belgjikë | Zvicra duhet të konsiderojë një qasje më fleksibël ndaj neutralitetit të saj historik dhe të kërkojë të forcojë bashkëpunimin e saj të mbrojtjes me NATO-n dhe BE-në, sugjeron një raport nga një komision i ngritur nga ministria zvicerane e mbrojtjes.
Ky komitet, i ngarkuar në muajin korrik të vitit 2023 për të përcaktuar një politikë sigurie të përshtatur ndaj kërcënimeve të sotme, nënvizon se situata e sigurisë në Evropë është përkeqësuar shumë, kryesisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Sipas raportit, lufta hap derën për një konflikt më të madh me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe neutraliteti i Zvicrës nuk garanton se ajo nuk do të sulmohet.
Raporti i tij përfshin më shumë se 100 rekomandime, kryesisht në lidhje me neutralitetin, bashkëpunimin ndërkombëtar, politikën e pajisjeve dhe orientimin e strategjisë së sigurisë së Konfederatës Zvicerane.
“Zvicra nuk mund të përfaqësojë një vakum sigurie në Evropë. Pozicioni i saj gjeografik në mes të BE-së e bën të dukshme nevojën për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes”, thuhet në të.
“Neutraliteti nuk është pengesë për një bashkëpunim me NATO-n në fushën e politikës së sigurisë”, shton komiteti, sipas të cilit politika e neutralitetit duhet të rishikohet, të fokusohet më shumë në funksionin e sigurisë dhe të zbatohet në një mënyrë më fleksibël.
“Bashkëpunimi me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe Bashkimin Evropian duhet të thellohet më tej në favor të një aftësie të përbashkët mbrojtëse”, argumenton ai.
“Si të gjitha vendet e tjera evropiane, Zvicra nuk është e sigurt nga kërcënimet hibride”, vlerëson komiteti.
“Sipas raportit, lufta hibride është me të vërtetë kërcënimi kryesor për vendin, i cili është një objektiv interesant për shkak të infrastrukturës së tij të rëndësishme në fushën e energjisë apo pagesave ndërkombëtare, gjithashtu vendimtare për Evropën.
Rrjedhimisht, duhet të sigurohet qasja në planet e bashkëpunimit me BE-në dhe NATO-n”, përfundon ai.
Pozicioni i kahershëm i Zvicrës është ai i neutralitetit ushtarak, pavarësisht faktit se vendi ka forca të armatosura.
Vendi nuk është anëtar as i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe as i Bashkimit Evropian, ndërsa vendet fqinje të tij Gjermania, Italia, Franca janë anëtare dhe Austria është anëtare e BE-së.
Në raportin e tij, komisioni bën thirrje gjithashtu për shtimin e përpjekjeve diplomatike për kontrollin ndërkombëtar të armëve dhe autoritetet rregullatore për teknologjitë e reja.
Ai gjithashtu propozon rritjen e buxhetit të mbrojtjes në 1% të PBB-së deri në vitin 2030.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires