RAMA DHE BERISHA KUNDËR SPAKU-ut SEPSE NUK E KONTROLLOJNË DOT | E DUAN NËN KONTROLL; POR A MUND TË VENDOSET AMERIKA DHE EUROPA NËN KONTROLLIN E RAMËS DHE TË BERISHËS?: ÇMENDURI!
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 17
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të zbatuar masën e sigurimit vetjak “detyrim paraqitje” të shqiptuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.
Ai u parqit rreth orës 10:00 dhe u prit jashtë godinës nga mitingashë politikë.
Ish-kryeministri Sali Berisha është marrë i pandehur me akuzën “korrupsion pasiv” nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe çështja ka shkuar në gjykatë për shqyrtim.
I pandehur për të njëjtën vepër penale është edhe dhëndri i z. Berisha, z. Jamarbër Malltezi.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Komentarai