top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RAKETA IRANIANE GODITI IZRAELIN JUGOR | TRE TË VDEKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 24
  • 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Tre civilë u shpallën të vdekur nga mjekët e ambulancës izraelite pasi një raketë e lëshuar nga Irani goditi një ndërtesë banimi në qytetin jugor të Beer Sheva.


Fillimisht, të tre u shpallën të plagosur rëndë.


Operacionet ushtarake të Forcave tona të Armatosura të fuqishme për të ndëshkuar Izraelin për agresionin e tij vazhduan deri në minutën e fundit, në orën 4 të mëngjesit”, shkroi Ministri i Jashtëm iranian Abbas Aragçi (Araghchi), në rrjetin social virtual Iks (X).


Së bashku me të gjithë iranianët, falënderoj Forcat tona të Armatosura të guximshme që mbeten të gatshme për të mbrojtur vendin tonë të dashur deri në pikën e fundit të gjakut dhe që iu përgjigjën çdo sulmi armik deri në minutën e fundit”, shtoiministri Aragçi (Araghchi).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page