RAKETA E SPACEX-it SHPËRTHEU NË TEKSAS GJATË NJË PROVE RUTINË | NUK KA TË LËNDUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 19
- 1 min read

Hjuston, Teksas, Amerikë | Një raketë nga kompania SpaceX e miliardierit Illn Mask (Elon Musk) shpërtheu gjatë një prove rutinë në Teksas të mërkurën në mbrëmje, thanë autoritetet lokale, duke shtuar se nuk pati të lënduar apo viktima.
“Raketa përjetoi një anomali të madhe ndërsa ishte në një stacion testimi në Starbase”, tha SpaceX, në një njoftim për shtyp.
“Një zonë sigurie përreth vendit është mbajtur e pastër gjatë gjithë operacionit dhe i gjithë personeli është i sigurt dhe i pranishëm.
Ekipi ynë i Starbase po punon në mënyrë aktive për të siguruar vendin e testimit dhe zonën përreth në bashkëpunim me autoritetet lokale.
Nuk ka rrezik për banorët e komuniteteve përreth. Ne i kërkojmë publikut të mos përpiqet t'i afrohet zonës ndërsa operacionet e sigurisë vazhdojnë”, u tha në deklaratën zyrtare.
Megjithatë, banorët vendas thanë se shpërthimi masiv tronditi dritaret e shtëpive, raportuan mediat.
Shpërthimi, i cili, u filmua nga disa media amerikane, shkaktoi një top zjarri gjigant, sipas një videoje të postuar në internet.
Shpërthimi ishte raketa Starship 36, e cila, po i nënshtrohej një prove qitjeje statike në vendin e testimit Starbase në kohën e incidentit.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 23:00 sipas orës lokale (6:00 GMT).
Një provë qitjeje statike është një procedurë para-fluturimi në të cilën një motor rakete ose një grup motorësh ndizen ndërsa anija është e lidhur në stacionin e lëshimit, që do të thotë se raketa nuk ishte gati për lëshim kur ndodhi shpërthimi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments