top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RADHIMË; ORIKUM | BOJO BEGOTARAJ U REFERUA NË PROKURORI PËR NDOTJE AKUSTIKE; U GJOBIT ME 4 MILIONË LEKË TË RINJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 22
  • 2 min read

Radhimë, Orikum, Vlorë | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit referuan në Prokurori akte proceduriale penale në ngarkim të:

1- Z. Bojo Begotaraj, për shkelje penale të parashikuar si:

a- Prishja e qetësisë publike”.


Gjithashtu, i shqiptuan edhe një fletë gjobe me vlerë financiare prej 4 milionë lekë të rinj për shkaktim të ndotjes akustike nëpërmjet muzikës (pas orarit të lejuar nga legjislacioni në fuqi).


Njoftim | Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe komisariatet në varësi vijojnë kontrollet intensive në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për monitorimin e subjekteve që organizojnë aktivitete me muzikë, në shkelje të kufijve të lejuar të zhurmës ose në kundërshtim me orarin e përcaktuar për muzikë.


Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në Radhimë, u konstatua një lokal që gjeneronte muzikë pas orës 24:00.


Për këtë shkelje, u vendos menjëherë masa administrative me vlerën prej 400 000 lekësh.


Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, ndaj shtetasit B. B., 57 vjeç, banues në Radhimë, pronar i lokalit.


Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon ndaj të gjithë administratorëve të subjekteve që të respektojnë kufijtë e lejuar të zhurmës dhe orarin e përcaktuar për muzikë, për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për pushuesit dhe banorët, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page