
Tokio, Japoni | Prodhuesit japonezë të titanit po pozicionohen si burime alternative të besueshme ndaj Rusisë të këtij metali, i cili, është vendimtar për aplikime të ndryshme industriale.
Titani peshon 40 për qind më pak se çeliku për të njëjtin vëllim, por është rreth dy herë më i fortë, duke e bërë atë të përshtatshëm për një gamë të gjerë aplikimesh, nga avionët tek implantet e kockave.
Xeherori fillimisht shndërrohet në sfungjer titani, i cili, më pas përpunohet në produkte të ndryshme titani.
Shqetësimi për furnizimet globale të titanit u rrit shtatorin e kaluar pasi presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi qeverisë të konsideronte kufizimet e eksportit për materialet kritike.
Më pas, Shtetet e Bashkuara do t'u kërkonin anëtarëve të Grupit të Shtatë që të shqyrtojnë sanksionet ndaj titanit rus dhe lëndëve të tjera të para.
Rusia prodhoi 11 për qind të sfungjerit të titanit në botë para luftës në Ukrainë, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.
Megjithëse kjo përqindje ka rënë, ajo ende qëndronte në 6 përqind në 2023.
Prodhimi i sfungjerit të titanit në Japoni u rrit me rreth 20 përqind nga viti 2021, para pushtimit rus të Ukrainës, në 60 mijë tonë në 2023.
Japonia përbënte 18 përqind të prodhimit global vitin e kaluar, duke e bërë atë prodhuesin e dytë më të madh pas Kinës.
Kompania Osaka Titanium njoftoi në shtator një investim prej rreth 33 miliardë jen (218 milionë dollarë) për të zgjeruar kapacitetin e prodhimit të sfungjerit të titanit.
Objektivi është një rritje prej 25 për qind në 50000 tonë në vit deri në fund të vitit fiskal 2027.
Kompania Toho Titanium, gjatë një thirrjeje fitimesh më 18 nëntor, parashikoi rritje të mëtejshme të kërkesës për titan në afat të gjatë, pavarësisht pengesave afatshkurtra të shkaktuara nga goditje në Boeing.
Çmimet e eksportit japonez për titanin e papërpunuar ishin mesatarisht 1614 jen për kilogram nga janari në shtator, rreth 70 për qind më shumë nga viti 2021.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments