QINDRA VETA MORËN PJESË NË FUNERALIN E 9-VJEÇARES SË VRARË ME THIKË NË BRITANINË E MADHE | SULMI KRIMINAL NDAJ TË MITURAVE SHKAKTOI TRAZIRA NË MBARË BRITANINË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 11, 2024
- 2 min read
Sauthport, Britani e Madhe | Qindra njerëz u mblodhën sot në Southport, Anglia veriperëndimore, për funeralin e një vajze nëntë vjeçare të vrarë në sulmin me thikë të muajit të kaluar, i cili shkaktoi më shumë se një javë trazira mbarëkombëtare.
Familja, miqtë, udhëheqësit e komunitetit dhe ata që reaguan të parët iu bashkuan prindërve të së miturës Ellis (Alice) da Silva Aguiar për një ceremoni në një kishë katolike në qytetin bregdetar, gati dy javë pas goditjes masive me thikë që tronditi vendin.
Pjesëmarrësve iu kërkua të vishnin të bardha, një traditë për disa në Portugali, nga janë prindërit e Elisës (Alice).
Vendasit përgjatë rrugës kryesore duartrokitën ndërsa kortezhi i varrimit kalonte me një arkivol të vogël të bardhë, të mbështetur në një karrocë të tërhequr nga dy kuaj të bardhë me pupla shumëngjyrëshe.
Disa qindra njerëz u grumbulluan brenda vendit për shërbimin - duke shfaqur fjalime të shkurtra, lexime, lutje dhe himne - i cili u transmetua përmes altoparlantëve për të mbledhurit jashtë.
Znj. Xhin Pein (Jinnie Payne), drejtoresha e shkollës fillore në të cilën frekuenton nëntëvjeçarja, ishte mes atyre që foli me prekje.
Në goditjen me thikë më 29 korrik gjatë një klase kërcimi me temë Teillër Suift (Taylor Swift), humbën jetën dy vajza të tjera - Bebe King, gjashtë vjeç dhe Elsie Dot Stancombe, shtatë vjeçe.
Dhjetë veta të tjerë u plagosën, përfshirë tetë fëmijë. Të plagosurit kanë dalë të gjithë nga spitali.
Z. Eksll (Axel) Rudakubana me origjinë britanike u akuzua për vrasje dhe tentativë vrasjeje pas sulmit. Prindërit e tij vijnë nga Ruanda, një vend kryesisht i krishterë.
Motivi i sulmit nuk u bë i ditur, por policia tha se nuk po trajtohej si i lidhur me terrorizmin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments