top of page
E BARDHË SHIRIT.png

QEVERIA SHQIPTARE: SHPRONËSIM PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME PRONË PRIVATE QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIM MURI RRETHUES PËR GODINËN E RE TË SPAK-ut”.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Këshilli i Ministrave, i Republikës së Shqipërisë, vendosi në mbledhjen e sotme (09.01.2025) shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtim muri rrethues për godinën e re të SPAK-ut”.

 

Shpronësimi bëhet në favor të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, me një vlerë të përgjithshme prej 650 698.80 lekësh.

 

Vlera e përgjithshme e shpronësimit përballohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të vendimit në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

 

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

 

Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Veri, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page