QEVERIA E RE U FORMUA NË GRENLANDË | JENS-FREDERIK NIELSEN ËSHTË KRYEMINISTËR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 28
- 1 min read

Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës, Nuuk, Groenlandë | Katër nga pesë partitë në parlamentin e Groenlandës formuan sot një koalicion qeverisës.
Z. Jens-Frederik Nielsen, kreu i partisë liberale Demokaatit, është kryeministri i ri ndërsa paraardhësi i tij, z. Múte Egede është përgjegjës për taksat dhe financat.
Ardhja e zv/presidentit të ShBA-ës JD Vens (Vance) në tokën e Groenlandës edhe para se të formohej një qeveri ka acaruar kryeministrin e ri.
“JD Vens (Vance) është duke u ulur në një objekt që u përket atyre. E gjithë kjo situatë, që vjen kur nuk ka qeveri në pushtet, është mungesë respekti ndaj një aleati”, tha kryeministri Nielsen.
“Është turp, por tani kemi një qeveri që duhet të fillojë punën”, tha ai, duke folur për disa media daneze në parlamentin në Nuuk.
Zv/presidenti amerikan JD Vens (Vance) dhe gruaja e tij Usha po vizitojnë bazën hapësinore ushtarake amerikane në Pituffik, Grenlanda veriperëndimore.
Ata kishin planifikuar më parë të vizitonin kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk dhe qytetin e Sisimiut, por që atëherë kanë ndryshuar planet e tyre dhe do të vizitojnë vetëm bazën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários