Karakas, Venezuelë | Të paktën 120 të mitur janë arrestuar në Venezuelë nga qeveria e diktatorit çavisto-komunist Nikola Maduro (Nicolas Maduro), nga 28 korriku 2024 - dita e zgjedhjeve presidenciale - deri më sot.
Të gjithë të miturit e arrestuar akuzohen për terrorizëm.
Kjo është raportuar nga organizata të ndryshme joqeveritare për të drejtat e njeriut (OJQ), duke përfshirë edhe Foro Penal Venezuelës.
Të mitur, të cilët janë të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.
“Forcat e sigurisë po burgosin njerëz me një ritëm që nuk e kemi parë kurrë në historinë e fundit të Venezuelës, madje as gjatë goditjeve brutale të viteve 2014 dhe 2017”, tha znj. Juanita Goebertus, drejtore e Amerikës në Human Rights Watch.
“Nuk ka të bëjë vetëm me shtypjen kundër protestuesve. Ka një gjueti shtrigash kundër kujtdo që guxon të kritikojë qeverinë”, tha ajo.
Për z. Marino Alvarado, koordinator ligjor i OJQ-së venezueliane Provea, që nga grushti i shtetit të gjeneralit Pinoçet (Pinochet) kundër politikanit të majtë Salvador Allende në Kili në vitin 1973, Amerika Latine nuk ka përjetuar një valë represioni politik si ajo e përjetuar ditët e fundit në Venezuelë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments