top of page
E BARDHË SHIRIT.png

QEVERIA E BRAZILIT ZGJODHI PAMJEN E KURUPIRËS SI MASKOTË PËR KONFERENCËN E KOMBEVE TË BASHKUARA PËR KLIMËN (COP30) E CILA DO TË SHËNOJË 10-VJETORIN E MARRËVESHJES SË PARISIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 days ago
  • 1 min read

Rio De Janeiro, Brazil | Qeveria braziliane ka zbuluar pamjen e Kurupirës (Curupira), ​​një personazh nga folklori i Amazonës i zgjedhur si maskotë për Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën (COP30), e cila, do të zhvillohet në qytetin e Belemit (Belém), në shtetin e Parës (Pará), nga 10 deri më 21 nëntor.


Kurupira përshkruhet si një fëmijë me flokë të ndezur dhe këmbë që tregojnë prapa, një karakteristikë që në traditën indigjene shërben për të ngatërruar ata që përpiqen ta ndjekin atë.


Shpirti mbrojtës i pyllit, Kurupira përfaqëson, sipas organizatorëve të COP-it angazhimin e presidencës braziliane për të forcuar veprimet për të ulur emetimet e gazrave serrë.


Ne duhet të dëgjojmë shkencën më të përparuar dhe të rishqyrtojmë rëndësinë e pyjeve dhe komuniteteve që i mbrojnë ato.


Ato na ndihmojnë të fitojmë kohë në një kohë kur dritarja për veprim po mbyllet”, tha Presidenti i COP30, Ambasadori André Korrea (Corrêa) do Lago.


Zgjedhja ka një vlerë të fortë simbolike.


COP30 do të shënojë dhjetëvjetorin e Marrëveshjes së Parisit dhe Brazili synon ta vendosë rolin e pyjeve në luftën kundër ndryshimeve klimatike në qendër të debatit global.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

留言

評等為 0(最高為 5 顆星)。
暫無評等

新增評等
bottom of page