top of page
E BARDHË SHIRIT.png

QË NGA FILLIMI I PUSHTIMIT RUSIA KA DËMTUAR OSE SHKATËRRUAR NË UKRAINË GATI 1000 BIBLIOTEKA ME MBI 200 MILIONË LIBRA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 30, 2024
  • 1 min read

Kiev, Ukrainë | Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, forcat ruse kanë shkatërruar ose dëmtuar pothuajse 1000 biblioteka me mbi 200 milionë libra.

 

Këtë fakt e ka bërë të ditur Komisioneri për Mbrojtjen e Gjuhës Shtetërore, Taras Kremin, siç raporton enti mediatik Ukrinform.

 

Me rastin e Ditës Kombëtare të Bibliotekës, z. Kremin bëri thirrje për një përpjekje të përbashkët për të rivendosur fondet e bibliotekave të shkatërruara dhe për të mbështetur projektin “Njerëzit të lirë të lexojnë në gjuhën ukrainase!”, i cili, është iniciuar prej tij.

 

Falë projektit, rinovimi i bibliotekave vazhdon dhe librat blihen për strehimoret në rajonet e Mikolaivit (Mykolaiv), Kherson-it, Zaporizhzhia-s, Donetsk-ut, Luhansk-ut, Kharkiv-it dhe Sumit (Sumy).

 

Qëllimi ynë është të rinovojmë sa më shumë fondet për bibliotekat dhe ta konsiderojmë si prioritet të qeverisë”, nënvizoi z. Kremin, duke falënderuar veçanërisht bibliotekat që iu bashkuan zhvillimit të rrjetit të kurseve të trajnimit për zotërimin e gjuhës ukrainase.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page