QË NGA DATA 12.06.2025 SULMET KIBERNITIKE KUNDËR IZRAELIT U RRITËN ME +700% | LAJMET E RREME PO SHTOHEN GJITHASHTU.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 18
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Që nga 12 qershori, kur Izraeli nisi një operacion ushtarak kundër Iranit, sulmet kibernetike që synojnë objektivat izraelite thuhet se janë rritur me 700 për qind krahasuar me periudhën e mëparshme.
Së bashku me këto, ka edhe një rritje të lajmeve të rreme dhe dezinformatave.
Firma e sigurisë kibernetike Radware tha se shumica e fushatave keqdashëse u kryen nga aktorë pro-iranianë.
“Rritja prej 700 përqind e aktivitetit keqdashës vetëm në pak ditë është rezultat i operacioneve kibernetike hakmarrëse nga aktorët shtetërorë iranianë dhe grupet e hakerimit pro-iranian”, tha për entin mediatik “Jerusalem Post” z. Ron Meiran (Meyran), nënkryetar i Inteligjencës së Kërcënimeve Kibernetike në Radware.
“Aktivitetet përfshijnë sulme DDoS, përpjekje infiltrimi kundër infrastrukturës kritike, vjedhje të dhënash dhe fushata shpërndarjeje të programeve keqdashëse”.
Ekspertët thonë se viktimat e sulmeve përfshijnë faqet e internetit qeveritare, institucionet financiare, kompanitë e telekomunikacionit dhe infrastrukturën kritike.
Firma të tjera të sigurisë kibernetike, të tilla si Check Point Software Technologies, e cila, është gjithashtu me seli në Izrael, kanë vërejtur një rritje të operacioneve dixhitale që synojnë destabilizimin e opinionit publik.
Një nga këto, sipas entit mediatik “Axios”, përfshinte dërgimin e një mesazhi me tekst për mijëra izraelitë duke paralajmëruar se furnizimet me karburant do të ndërpriteshin për 24 orë.
Një mesazh tjetër paralajmëroi për një sulm të mundshëm terrorist në një shtëpi të sigurt, duke i nxitur qytetarët të shmangin zonën.
“Një përpjekje e qartë për të përhapur panik gjatë sulmeve me raketa. Qëllimi kryesor është frikësimi, përhapja e lajmeve të rreme dhe dezinformimit”, tha për entin mediatik “Axios”, z. Gil Messing, shefi i stafit në Check Point Software Technologies.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments