PUTINI: UKRAINA PO HUMBET 50 MIJË USHTARË NË MUAJ | TË BURGOSURIT RUSË NË DUART E UKRAINËS JANË 1348 NDËRSA TË BURGOSURIT UKRAINAS JANË 6465.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 5, 2024
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | “Ukraina humb 50000 ushtarë çdo muaj, ndërsa humbjet ruse janë disa herë më të ulëta”, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë ekskluzive me disa prej agjencive kryesore ndërkombëtare të lajmeve.
“Presidenti Putin shtoi se aktualisht të burgosurit rusë në duart e Ukrainës janë 1348, ndërsa të burgosurit ukrainas janë 6465.
SHBA nuk po lufton për Ukrainën, por për udhëheqjen e vet në botë, dhe për këtë arsye nuk dëshiron që Rusia të mbizotërojë.
Për Rusinë nuk ka rëndësi se kush fiton zgjedhjet në SHBA dhe Moska nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie të veçantë me Danlld Trampin (Donald Trump). Por ndaj tij ka persekutim gjyqësor”, tha z. Putin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit