Moskë, Federata Ruse | “Ngrirja e kapitalit rus në Perëndim është vjedhje që nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”, tha presidenti rus, Vladimir Putin, duke folur në Ministrinë e Jashtme.
Kjo është bërë e ditur nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.
“Bota është në mënyrë të palejueshme afër pikës pa kthim dhe rrezikon një tragjedi për shkak të egoizmit dhe arrogancës së vendeve perëndimore, të cilët flasin për nevojën për t'i shkaktuar një disfatë strategjike Rusisë pa marrë parasysh se ajo po zotëron një nga arsenalet më të mëdha bërthamore në botë”, shtoi z. Putin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments