top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PUTINI FURNIZON ME NAFTË KORENË E VERIUT NË KUNDËRSHTIM ME SANKSIONET E OKB-SË | 1 MILION FUÇI NAFTË PËR KORENË E VERIUT QË NGA MARSI I KËTIJ VITI.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Londër, Britani e Madhe | Rusia ka furnizuar më shumë se një milion fuçi naftë për Korenë e Veriut që nga marsi i këtij viti, duke shkelur sanksionet e Kombeve të Bashkuara që ndalojnë transaksione të tilla.

 

Kështu pretendon transmetuesi britanik “BBC” në bazë të një analize të pamjeve satelitore nga Qendra e Burimit të Hapur.

 

Sipas “BBC”, cisternat e Koresë së Veriut kanë bërë 43 udhëtime në një terminal nafte rus në tetë muajt e fundit, duke transferuar naftë që Pheniani do ta paguante me armë dhe trupa të dërguara në Moskë për të mbështetur luftën në Ukrainë.

 

Koreja e Veriut është i vetmi vend në botë që është i ndaluar të blejë naftë në tregun ndërkombëtar.

 

Numri i fuçive të naftës të rafinuar që mund të marrë është i kufizuar nga OKB në 500000 në vit.

 

Nëse Kim Jong Un po i siguron Vladimir Putinit një rrjet sigurie për të vazhduar luftën e tij, Rusia po i siguron në heshtje Korenë e Veriut një rrjet sigurie të vetën”, tha z. Xhëu Birn (Joe Byrne), një analist në Open Source Center.

 

Kjo rrjedha e vazhdueshme e naftës i jep Koresë së Veriut një nivel stabiliteti që nuk e ka pasur që nga vendosja e sanksioneve”, tha ai.

 

Sekretari i Jashtëm britanik, Deivdi Lemi (David Lammy), nënvizoi se si këto transferime po ushqejnë makinën e luftës së Putinit.

 

Për të vazhduar luftën në Ukrainë, Rusia është bërë gjithnjë e më e varur nga Koreja e Veriut për trupa dhe armë në këmbim të naftës”, me efekte të drejtpërdrejta në stabilitetin e Gadishullit Korean, Evropës dhe Indo-Paqësorit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page