top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PUTINI FTOI DIKTATORIN ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS MADURO NË MOSKË TË NËNSHKRUAJË PAKTIN E PARTNERITETIT STRATEGJIK | VIDEO KONFERENCË PËR 80-VJETORIN E MARRËDHËNIEVE MES DY VENDEVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 15
  • 1 min read

Karaks, Venezualë | Presidenti rus Vladimir Putin e ka ftuar presidentin venezuelian Nikolas (Nicolás) Maduro të vizitojë Moskën për të nënshkruar një traktat të asociimit strategjik për të shënuar Ditën e Fitores mbi Gjermaninë Naziste më 9 maj”, raporton faqja e lajmeve venezueliane, Versión Final.

 

Kam kënaqësinë të vërej se Traktati i Partneritetit dhe Bashkëpunimit Strategjik tashmë është rënë dakord plotësisht, i cili, do të krijojë një bazë të mirë dhe solide për zgjerimin e lidhjeve tona afatgjata”, tha presidenti Putin, duke folur me diktatorin çavisto-komunist Nikolas Maduro gjatë një video-konference të organizuar për të shënuar 80-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

 

Së bashku ne përpiqemi të krijojmë një rend botëror më të drejtë, të promovojmë parimet e barazisë sovrane të shteteve dhe bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm pa ndërhyrje të jashtme në punët e brendshme”, shtoi ai.

 

Nikolas Maduro, nga ana e tij, theksoi vizionin e përbashkët strategjik të dy liderëve për botën dhe i tha Putinit se Venezuela do të organizonte përkujtime për të shënuar 80-vjetorin e fitores sovjetike ndaj Gjermanisë naziste, duke përfshirë inaugurimin e një monumenti për Ushtrinë e Kuqe.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page